SI I ZGJEDHIM PRODUKTET
Pas çdo produkti qendron një histori. Pas çdo historie qëndron një proces i rreptë.
6 hapa. Pa kompromis.
Origjina dhe Filozofia e Brendit
Fillojmë nga burimi. Kush qëndron pas markës? Cili është misioni i tyre? A përputhen vlerat e tyre me tonat? Bashkëpunojmë vetëm me kompani që e ndajnë qëndrimin tonë, se bukuria nuk duhet të jetë kurrë në kurriz të shëndetit apo të planetit.
Nuk na interesojnë vetëm paketimet e bukura dhe historitë e marketingut. Shohim ku prodhohen produktet, kush i formulon dhe nëse ka përkushtim të vërtetë ndaj pastërtisë dhe qëndrueshmërisë.

Certifikatat dhe Standardet
Fjala „natyrale“ nuk mjafton. Kërkojmë prova. Çdo markë duhet të ketë të paktën një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht:
Këto certifikata nuk janë thjesht shenja në paketim, ato janë garanci se organizata të pavarura e kanë verifikuar çdo hap të prodhimit.

Analiza e Përbërjeve
Kjo është pjesa ku thellohemi më shumë. E shqyrtojmë të gjithë listën INCI të çdo produkti, përbërës pas përbërësi.
Asnjëherë nuk pranojmë:

Testimi Personal
Asnjë produkt nuk hyn në ofertën tonë pa u testuar personalisht nga ekipi ynë. Nuk mbështetemi vetëm te specifikimet dhe certifikatat, duam të dimë si ndihet në lëkurë, si është tekstura, aroma, sa shpejt përthithet dhe çfarë rezultatesh jep pas përdorimit të rregullt.
Nëse ne nuk do ta përdornim çdo ditë, nuk do t'jua ofrojmë as juve.

Efikasiteti, Rezultate që Shihen
Pastërtia është prioriteti ynë, por nuk bëjmë kurrë kompromis me efikasitetin. Çdo produkt duhet të japë rezultate të dukshme. Organik nuk do të thotë më i dobët, përkundrazi.
INIKA Organic, fituese e Global Makeup Awards 2025, dëshmi se kozmetika organike është në krye për nga cilësia dhe performanca.

Qëndrueshmëria dhe Etika
Kriteri i fundit është qëndrueshmëria. E shohim pamjen e plotë:
Bukuria nuk duhet të lërë gjurmë mbi planetin.

Çfarë Do të Thotë Kjo për Ju?
Nuk shesim gjithçka, shesim vetëm atë në të cilën besojmë vërtet.